Ma kanë ngjitë (Foto)

  • 25 November 2015 - 22:28
Ma kanë ngjitë (Foto)

Cheryl Fernandez-Versini po përgatitet për veprime legale,  pasi një foto e saj ka marrë botën, derisa ishte në tualetin e “British Fashion Awards”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Juria e “X Factor”ishte në “London Coliseum” përkrah shumë yjeve për ngjarjen e përvitshme, kur një gazetar mori një foto nga banja e saj. Duke e postuar foton “online”, shfaq  Cheryl-in duke pastruar duart, me tri linja të ndritshme që ishin përballë saj.

Disa raporte kanë pohuar se linjat dukeshin të ishin ‘pluhur misterioz’, dhe tani Cheryl po përgatitet të marrë hapat legalë për të parandaluar thashethemet. Një gazetar i modës kishte postuar foton me mbishkrimin: “Pikëllimi në sytë e saj”.

Pas pak kohe ishte fshirë ky postim. Ylli njihet mirë për kundërshtimin e saj të drogave. Ajo kishte pranuar se përgjithmonë do të qëndronte larg tyre, sidomos nga vdekja e mikut të saj të ngushtë, futbollistit John Courtney.

Një burim i afërt me yllin për “The Sun”, ka thënë: “Është e tmerrshme se si dikush nga industria e modës ka bërë një foto të Cheryl-it, dhe e ka publikuar atë. Ajo në mënyrë absolute urren drogat dhe secili që mundohet ta lidhë atë me to, është qesharak. Ajo vetëm ishte në tualet, asgjë tjetër”.

(Kosova Sot)

Cheryl Fernandez-Versini