I shkoi ymri në aeroport (Foto)

  • 26 November 2015 - 08:42
I shkoi ymri në aeroport (Foto)

Ajo është një nga modelet më të kërkuara në botë, e me këtë vjen edhe stili i saj unik, madje edhe kur udhëton me aeroplan. Dhe, vetëm disa ditë pasi që ka arritur në Madrid, Alessandra Ambrosio ka vazhduar me shtimin e kilometrave në ajër dhe ia ka mësyrë Berlinit. Por, u duk se modelja e “Victoria's Secret” kishte filluar ta ndjente lodhjen duke u endur poshtë e lartë me valixhe, e kjo vërehej paksa në shprehjen e saj të fytyrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Por, “këmba e nxehtë” nuk lejoji që lodhja të ndikojë në sjelljet e mira që ka, pasi që u duk shumë e buzëqeshur derisa po kalonte përmes aeroportit të Berlinit, në orët e hershme të së mërkurës. Duke ulur paksa syzet e diellit nga sytë, ylli rrezatoi me një buzëqeshje gjigante për fotografët e shumtë që po e përcillnin atë.

Bukuroshja braziliane u duk me stil, shik dhe shumë rehat. Modelja, e cila ka zbukuruar së fundmi ballinën e “Maxim” si pjesë e koleksionit të bikineve, kishte theksuar këmbët e saj të gjata, me një palë xhinse të ngushta, derisa motin e ftohtë evropian po e sfidonte me një pallto leshi. Fytyra e saj ishte pa fije grimi, duke lejuar që fytyra e saj të rrezatojë nga bukuria natyrale.   

(Kosova Sot)

Alessandra Ambrosio continued to rack up the air miles as she waited to board a flight to Berlin, Germany, on Tuesday, just days after arriving in MadridIt looked like the Victoria's Secret model was starting to feel the strain of hanging around in departures lounges as her facial expression looked a little impatient from time to time.Alessandra was back to her sprightly best after arriving in Berlin as she lowered her quirky sunglasses and flashed a smile at photographersThe model recently graced the cover of Maxim as part of a racy beach-side shootAlessandra juggles her career with motherhood, raising two children, Anja, seven, and Noah, three, with longtime partner Jamie Mazur