Rita: Pas ndarjes me Calvin Harris, doja të vdisja

  • 26 November 2015 - 19:51
Rita: Pas ndarjes me Calvin Harris, doja të vdisja

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka treguar se si e ka përjetuar ndarjen nga i dashuri i saj, Calvin Harris.

Ajo ka treguar se ndarja ishte aq e dhimbshme, sa që ajo dëshironte të “zhytej në krevat dhe të vdiste”.

“Në atë kohë... dëshiroja të rrija vetëm në krevat dhe të vdisja. Por arrita të dal nga ajo gjendje dhe tani jam gjallë. Në një farë mënyrë pash dritë në fund të tunelit dhe dëshiroj të ndryshoja komplet rrymën e albumit të ri”, ka thënë Rita, transmeton gazeta Kosova Sot Online.


Harris ka punuar 4 këngë për albumin e dytë të Rita Orës por këto këngë nuk do të jenë pjesë albumit pasi çifti i dha fund lidhjes së tyre vitin e kaluar.

Ndërkohë, Rita është shfaqur e mrekullueshme në këtë revistë, për të cilën edhe ka pozuar, ndërkohë që është edhe në kopertinën e saj.

(Kosova Sot)