Alessandra Ambrosio zbulon aksidentalisht 'sekretin' e 'ëngjëjve' (Foto)
Ajo konsiderohet si një prej femrave më të bukura në botë, e njëkohësisht një ndër modelet më të nxehta në planet.
Por, fansat e modeles Alessandra Ambrosio kanë mbetur të zhgënjyer me ‘ëngjëllin’ e ‘Victoria’s Secret’, pas një selfie të postuar nga ajo, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Braziliania 34-vjeçare dhe nëna e një fëmije ka ndezur debatin kur në Instagram ka postuar një fotografi, për të cilën ajo kishte përdor një dritë për të arritur dukjen perfekte.
Fotografia, e cila është pëlqyer më shumë se 80 mijë herë, vuri në pah se kur bëhet fjalë për selfie, edhe një ëngjëlli i duhet një dritë.
(Kosova Sot)