Këngëtarja O’Connor lë mesazh vetëvrasje: Kam marrë overdozë

  • 30 November 2015 - 16:00
Këngëtarja O’Connor lë mesazh vetëvrasje: Kam marrë overdozë

Këngëtarja e njohur Sinead O’Connor është dërguar për trajtim në spital, pasi kishte lënë një mesazh vetëvrasës në FB.

Këngëtarja pretendonte në mesazh se kishte marrë overdozë.

48-vjeçarja, e njohur për hitin “Nothing Compares 2 U”, kishte shkuar në një hotel në Irlandë, prej nga shkroi mesazhin.

Policia konfirmoi më vonë se e ka gjetur nënën e katër fëmijëve dhe ajo po merr ndihmë mjekësore.

“Një grua nuk mund të durojë më kaq shumë,” shkruante ajo.

O’Connor, që iu nënshtrua një histerektomie në prill, theksonte: “Kam marrë një overdozë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të fituar respekt. Nuk jam në shtëpi, jam në hotel me një emër tjetër”.

“Nëse nuk do e postoja këtë, fëmijët dhe familja ime nuk do më gjenin kurrë. Mund të isha e vdekur prej javësh dhe ata nuk do e mësonin”.

“Jam një mama dhe një njeri i tmerrshëm që kam mbetur kaq e vetmuar. Kam javë të tëra që vetëm vajtoj”.

Ajo ka folur vazhdimisht hapur në të shkuarën për problemet e saj mendore.

Në disa raste është shtruar në spital.