Coldplay publikon këngën e re me Beyoncen (Video)

  • 01 December 2015 - 10:13
Coldplay publikon këngën e re me Beyoncen (Video)

Një ndër grupet më të mëdha në botë ka bashkuar forcat me ikonën amerikane të muzikës Beyonce.

Kënga e tyre titullohet "Hymn for the Weekend”, dhe është kënga e tretë e publikuar e albumit të Coldplay “A Head Full of Dreams”, i cili do të publikohet të premten, raporton “The Verge”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ditë më parë Coldplay kishte lansuar edhe këngët “Adventure Of A Lifetime”, dhe “Everglow" që është në bashkëpunim me Gwyneth Paltrow.

(Kosova Sot)