Paramendojeni kur të shfaqet nëpër filma (Foto)
Adriana Lima, lirisht mund të themi se është një sirenë nga Hollivudi. Bukuroshja 34 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, ishte e veshur e tëra në të zeza në setin e saj të fundit fotografik për revistën “Viva”, numri i së cilës do të dalë në shitje në muajin dhjetor, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ajo po ashtu kishte diskutuar si ishte kur kishte bërë homazhe për Sophia Loren-in dhe Audrey Hepburn-in, gjatë fushatës së saj të re për “Decadence”, të Marc Jacobs-it. 'Për mua, të përpiqem të jam Sophia Loren dhe Audrey Hepburn, në këtë fushatë, ishte një mundësi që të jam seksi, feministe dhe klasike. Më pëlqeu si doli e gjithë kjo', ka shpjeguar ajo.
Adriana ka thënë se ajo shpeshherë inspirohet nga Sophia, Audrey dhe Marilyn Monroe, por po ashtu ka bërë me dije se shpeshherë është ndikuar edhe nga femrat e tjera në familjen e saj. 'Po ashtu kam një pjesë të fuqishme në karakterin tim dhe inspirohem shumë nga nëna ime, gjyshja ime – ato janë personazhi më i fortë për mua’. Një foto e shfaq atë shumë seksi, me flokët kaçurrelë, me një fustan me ngjyrë të zezë. Në një tjetër ajo qëndron e shtrirë, derisa me gishtërinj ledhaton flokët e saj.
(Kosova Sot)