Mark Zuckerberg bëhet baba

  • 01 December 2015 - 22:38
Mark Zuckerberg bëhet baba

Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, Facebook, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social, ku e ka postuar fotografinë me gruan dhe vajzën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ai ka shkruar se janë të lumtur për lindjen e saj dhe i kanë shkruar një letër vajzës së porsalindur.

“Priscilla dhe unë jemi të lumtur të presim vajzën tonë Max në këtë botë. Do të dhurojmë 99 për qind të aksioneve tona të Facebookut – aktualisht në vlerë prej 45 miliardë dollarë – gjatë jetës sonë për të të përmirësuar botën për gjeneratën e ardhshme”, thuhet në letrën e themeluesit të rrjetit social.

(Kosova Sot)

 

Image