Modeli shqiptar që po çmend kontinentin aziatik (Foto)

  • 06 February 2016 - 11:32
Modeli shqiptar që po çmend kontinentin aziatik (Foto)

Edhe pse aspiron që të ketë një karrierë në SHBA, modeli shqiptar Jovan Tafa po korr sukses kryesisht në kontinentin aziatik, duke qenë një emër shumë i kërkuar në Kinë.

Modeli i të brendshmeve shprehet se e ka nisur karrierën në Itali.

Në një intervistë për TouchFashion, ai thotë: “Jam Jovan Tafa, 24 vjeç me origjinë nga qyteti i Lushnjës. Kam filluar modelingun nga viti 2010 deri tani. Më pëlqen moda, sepse është diçka që të transformon në një person tjetër, në nivel figurativ, jo personal! E bëj me gjithë qejf, sepse më pëlqen të jem në mes të publikut. Gjithashtu, kam bërë pjesë në kort­metrazh në Itali, TVC në Shanghai, për BMW dhe Honda. Në këto filmime jam kënaqur shumë tek vetvetja, sepse më pëlqen të aktroj përpara kamerës!”

(Kosova Sot)