Salma Hayek shkon lakuriq te doktori (Foto)

  • 08 February 2016 - 08:21
Salma Hayek shkon lakuriq te doktori (Foto)

Salma Hayek është dërguar në urgjencë, pas një dhimbje të tmerrshme koke. Fatmirësisht, dhimbja e kokës u shua, por ishte diçka tjetër që e vuri në siklet aktoren bukuroshe.

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë, ku dukej një femër nudo me dy duar rreth gjoksit lakuriq.

49-vjeçarja ka parë anën humoristike të situatës duke postuar fotografinë e saj në Instagram, teksa ka pozuar me veshjen me nudo false dhe dy doktorët e urgjencës që e trajtuan.

“U detyrova të shkoj në urgjencë për një dhimbje koke. Fatkeqësisht, veshja ime për atje ishte e papërshtatshme për spitalin”.

“Faleminderit doktorëve Foster dhe Ellspermann që u kujdesen për mua. Dhe asgjë për t’u shqetësuar, pasi nuk më bëri më të çmenduar se sa isha”,- ka shkruar ajo.