Ja momenti kur Beyonce ishte gati të rrëzohej gjatë performancës në Super Bowl (Video)

  • 08 February 2016 - 15:34
Ja momenti kur Beyonce ishte gati të rrëzohej gjatë performancës në Super Bowl (Video)

Gjatë interpretimit të saj në ngjarjen më të madhe sportive në SHBA, “Super Bowl”, Beyonce Knowles padyshim ishte atraksioni kryesor, por gati askush nuk e ka vërejtur se ajo për pak nuk është rrëzuar në skenë.

Derisa po interpretonte këngën e saj më të re, "Formation", Beyonce kishte vështirësi që të ngrihet pasi ishte përkulur, çka ishte pjesë e performancës së saj. Ajo për një moment e kishte humbur orientimin dhe dukej se do të rrëzohej prapa, por ajo më pas ka bërë një veprim i cili i ngjan atij të James Bondit.

Jo vetëm që ka arritur të kthehet në këmbë brenda gjysmë sekonde, por ka arritur të vazhdoj të vallëzoj me grupin e saj përcjellës, duke mos e lëshuar asnjë lëvizje të vetme. Thonë se kjo është dëshmia më e mirë se Beyonce është mbretëreshë e vërtetë e skenës.

Skenën mund ta ndiqni nga sekonda e 58-të.