Nuse që e dëshiron secila vjehërr (Foto)
Jetesën e saj e siguron duke modeluar dhe duke përzgjedhur fustanet. Por seti i fundit fotografik i Chloe Lloyd-it pa kurrfarë dyshimi ka domethënie më të veçantë për yllin, duke u paraqitur me një seri të fustaneve të martesës, pak kohë para se edhe ajo vetë të martohet, për “Union J's Josh Cuthbert”.
Duke shkëlqyer me një seri të fustaneve me ngjyrë të bardhë si fytyra e re për “Wed2B”, modelja 23 vjeçe pa kurrfarë dyshimi kishte disa inspirime për martesën e saj, trasnmeton gazeta Kosova Sot Online.
Duke tentuar përzgjedhjen e fustaneve nga një princeshë e deri te një sirenë, bukuroshja bionde kishte mahnitur me fotot e dhuruara, por ajo e ka pranuar se ia kishte vënë syrin njërit prej fustaneve më seksi.
Duke rrëshqitur figurën e saj të një orës me rërë në fustanet e bardha, Chloe dukej më se e gatshme për të dalë para altarit.
(Kosova Sot)