Neki Emra vjen me 'Ti më nuk je' (Foto)

  • 10 February 2016 - 16:35
Neki Emra vjen me 'Ti më nuk je' (Foto)

Nuk ka shumë kohë që këngëtari Neki Emra ka publikuar këngën ‘Rruga 22’ dhe ai nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ai ka filluar xhirimet për projektin e tij më të ri.

Kënga titullohet ‘Ti më nuk je’ dhe do të publikohet me videoklip së shpejti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka publikuar një foto nga xhirimet.

(Kosova Sot)

 

Se shpejti ..... Ti me nuk je ! @ashaofficial_

A photo posted by Neki Emra (@nekiemra) on