Gazetarja acaron aktoren Penelope Cruz: Ke këmbë të shëmtuara (Video)

  • 11 February 2016 - 14:45
Gazetarja acaron aktoren Penelope Cruz: Ke këmbë të shëmtuara (Video)

Aktorja Penelope Cruz po promovon filmin e saj të fundit, Zoolander 2.

E ftuar në emisionin “Today” të NBC, ajo pati një moment të sikletshëm me gazetaren Savannah Guthrie.

Kjo e fundit bëri një koment “për këmbët e shëmtuara” të aktores, që e acaroi Cruz.

“Nuk e di si ndjehem për këtë, por mendoj se e ke thënë vetë ti, se pavarësisht se si dukesh, ti ke thënë se kë këmbë të shëmtuara,” i tha gazetarja.

“Jo, jo, jo, jo”, tha aktorja.

“Nuk e kam thënë këtë. Jam OK me këmbët e mia. Nuk e kam thënë atë”.

“Aha, ok, se ke qenë balerinë,” i tha gazetarja.

(Kosova Sot)