Amerikanët kundër Beyonce, paralajmërojnë protesta

  • 12 February 2016 - 08:24
Amerikanët kundër Beyonce, paralajmërojnë protesta

Beyonce dhe përkrahësit e saj e kanë konsiderojnë një performancë të fuqishme dhe shpërthyese atë në Super Bowl, ndërkohë që disa grupime janë shprehur kundër saj dhe kanë paralajmëruar protesta.

Dy grupimet “The National Sheriff`s Association” dhe “Chicago Code BLUE facebook” kanë vendosur të protestojnë jashtë ambjenteve të NFL-së(Liga Kombëtare e Futbollit) në vijim të diskutimeve për femrën e fortë që u shfaq në spektaklin e Super Bowl.

Një organizator i panjohur ka krijuar një faqe internet duke u bërë ftesë të gjithëve që të shkojnë së bashku të demonstrojnë në zyrat e League’s NYC. Sipas tij, ata po e organizojnë këtë protestë pasi mendojnë se performance e këngëtares ishte fyese.

Ai ka shkruar: “A jeni një të ofenduar si amerikanë që ajo përdori një qëndrim ndaj racës për të influencuar veprime ose sjellje ndaj një grupi të caktuar në Super Bowl? A jeni dakord që kjo është një shuplakë në fytyrë për forcën e ligjit? A jeni dakord se Panterat e Zeza ishin një grup urrejtjeje dhe nuk duhet të lavdëroheshin? Ejani dhe mblidhemi të gjithë bashkë. Le ti themi Ligës Kombëtare të Futbollit se ne i urrejmë fjalimet e urrejtjes dhe racizmin dhe nuk duam t’i shohim më në Super boël.”

Gjithashtu iniciativa online lidhet dhe me hashtag-ët e përdorur gjerësisht në rrjetet sociale #BoycottBeyonce (bojkotoni Beyonce), #BlueLivesMatter (në mbështetje të policisë sipas një organizate), dhe #AllLivesMatter (të gjitha jetët kanë rëndësi).

Ndërkohë që mbretëresha e muzikës është shumë krenare për performancën e saj, kritikët presin që ajo të bëjë një deklaratë. Protesta do të mbahet të martën në orën 8 paradite deri në 4 pasdite.

(Kosova Sot)