‘MTV Music’ mahnitet nga Dua Lipa (Foto)

  • 12 February 2016 - 19:11
‘MTV Music’ mahnitet nga Dua Lipa (Foto)

Rita Ora, Beyonce, Rihanna, Bebe Rexha, Adele, janë vetëm pak nga emrat që shfaqen në ekranin e ‘MTV Music’.

Por duket se edhe një kosovare do konkurrojë kundër divave të muzikës botërore.

Është Dua Lipa ajo që ka mahnitur ‘MTV Music’ me këngën e saj të fundit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

‘‘Jemi të fiksuar pas këngës së re të Dua Lipës! Dëgjojeni edhe ju’’, ka shkruar ‘MTV Music’ në Twitter.

Kënga e fundit e Dua-së është publikuar para disa ditësh dhe quhet ‘Last Dance’ apo në shqip ‘Kërcimi i fundit’. (Kosova Sot)