Vildanja në lidhje me Capital T? Ja çfarë thotë për reperin (Video)

  • 13 February 2016 - 11:38
Vildanja në lidhje me Capital T? Ja çfarë thotë për reperin (Video)

Modelja kosovare, Vildane Zeneli, thotë se nuk ka ndërmend të lidhet me shqiptarë.

Edhe pse ky koment i saj mund të duket revoltues, konteksti nuk është ky.

Zeneli, që jeton në SHBA, thotë për Bluetooth, se nuk janë të vërteta pretendimet se ajo është lidhur me këngëtarin Capital T.

“Ai është një djalë i mrekullueshëm dhe i talentuar. Megjithatë nuk jam e interesuar për të frekuentuar dikë nga Kosova apo Shqipëria. Unë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe distancat e gjata në lidhje nuk bëjnë për mua”.

“Nuk kam preferenca për shqiptarë ose të huaj. Dashuria është dashuri…”

“Mediat shqiptare më lidhin çdo ditë me dikë tjetër. Me këdo që më shohin, mendojnë se ka diçka më shumë. Por unë nuk kam një të dashur, sepse thjesht po shijoj jetën”, tha Vildanja.

(Kosova Sot)