Sonte finalja e Eurovizionit, ja kush fiton sipas sondazheve

  • 23 May 2015 - 10:09
Sonte finalja e Eurovizionit, ja kush fiton sipas sondazheve

Sonte në Vjenë zhvillohet finalja e madhe e festivalit europian të këngës, “Eurovision 2015”.

Në skenë do të performojnë përfaqësues të 27 shteteve, përfshirë edhe Australinë, e cila është ftuar në garë për herë të parë.

Shqipëria siguroi kualifikimin mes më të mirëve të këtij viti falë performancës së shkëlqyer të këngëtares shkodrane Elhaida Dani, me këngën “I’m Alive”.

Elhaida Dani është tejet e favorizuar nga sondazhetparaprake të realizuara në rrjetesociale dhe në matje të ngjashme.

Sipas Adobe Digital Index që ka përpunuar gjithë feedback-un e e rrjeteve sociale si Facebook, Google+, Reddit, Twitter, Dailymotion, Flickr, Instagram, Tumblr, VK, Disqus, Foursquare, Metacafe, Ëordpress dhe YouTube, imazhi më i përdorur rezulton të jetë “I’m Alive”. (Kosova Sot)