Ermal Mamaqi tregon arsyen pse e do kaq shumë publiku

  • 29 April 2016 - 10:38
Ermal Mamaqi tregon arsyen pse e do kaq shumë publiku

Ermal Mamaqi është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Përmes humorit që ai dhuron vazhdimisht, jo vetëm në televizion, si punë të tijën, por edhe në rrjete sociale ka arritur të pëlqehet nga çdo lloj moshe.

Megjithatë kjo ishte ajo që mendonim ne më parë, por çfarë mendojmë tani? Ermali ka qënë i ftuar në një emision ditët e fundit dhe moderatori e ka komplimentuar për popullaritetin që ai ka, duke e pyetur njëkohësisht se si është e mundur kjo? Ermali i ka thënë: “Bëra një gabim një ditë dhe nxorra një foton time nudo dhe aty u këputën të gjithë”. Sigurisht që edhe kjo ka qënë pjesë e shakave të tij. Ndaj e do publiku për batutat.

(Kosova Sot)