Dalja e fshehtë (Foto)
Taylor Swift takon ish të dashurin në ditëlindjen e shoqes
Ditëlindja e 21-të, e bukuroshes Gigi Hadid, ishte rast për takimin e yjeve. Por, jo të gjithë mysafirët ishin edhe aq të kënaqur kur u takuan me njëri-tjetrin. Taylor Swift, e cila është një nga shoqet më të mira të yllit, ishte parë derisa po largohej në mbrëmjen te “Nice Guy” në Hollivudin Perëndimor, pasi kishte shmangur një takim me ish të dashurin e saj.
John Mayer po ashtu ishte vërejtur në ndejë dhe, përderisa ende mbetet e paqartë nëse yjet kishin përshëndetur njëri- tjetrin, ka shumë gjasa që ata të kenë mbajtur distancën e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Taylor, 26 vjeçe, kishte shkruar këngën e famshme në vitin 2010, kushtuar ndarjes, me titull “Dear John”, mes tjerash thotë: 'Po e shoh se je larguar, a nuk mendon se isha tepër e re, që të luash me mua, vajza në fustan, ka qarë derisa ka shkuar në shtëpi, do të duhej ta dija, a nuk mendon se si një nëntëmbëdhjetë vjeçe kam merituar të luash në errësirë”.
(Kosova Sot)