As 24 vjet nuk ia kishim dhënë

  • 06 May 2016 - 19:44
As 24 vjet nuk ia kishim dhënë

 Julia Roberts, 48 vjeçe, thotë se sekreti i pamjes së saj të bukur qëndron te ushqimi adekuat dhe te disponimi i mirë

Julia Roberts ende është "në lojë". Jo vetëm që aktorja 48 vjeçe vazhdon që të angazhohet në filma të profilit të lartë (psh filmin "Mother's Day" me Jennifer Aniston, i cili është duke u shfaqur në kinema dhe filmin "Money Monster" me George Clooney-n, i cili do të fillojë të shfaqet nga 13 maji), por ajo vazhdon edhe të duket për merak. Në ballinën e revistës "InStyle", nëna e tre fëmijëve dukej sa gjysma e moshës së saj, derisa fliste rreth "të ngrënit adekuat" dhe "disponimit të mirë", raporotn Gazeta Kosova Sot

Ajo thotë se, në familjen e saj, ushqimet përzgjidhen me mendje, e jo me bark. Sa i përket disponimit të mirë, ajo thotë se shtiret kinse i di të gjitha dhe, në vend që të bëhet nervoze, gjërat i merr shtruar dhe qetë.

(Kosova Sot)