Rini të bukur ka Kosova

  • 25 September 2015 - 21:36
Rini të bukur ka Kosova

Ti Kosovë, tokë e kuqe

Me sy kah qielli,

Lulëkuqet e pranverës

I ndriçon dielli.

 

Për Kosovën e lirë

Luftoi Ushtria Çlirimtare,

Kosova e fitoi pavarësinë

I kemi dy shtete shqiptare.

 

U bëre fortesë e qëndresë

Flamuri ynë kombëtar,

Për martirët e kombit

U ngritën lapidarë.

 

Drenicë, zemra e Kosovës

Je si shpata me dy teha,

Prekazi me shumë trima

Si Ahmet Delia, Adem Jashari

dhe Tahir Meha.

 

Drita e flamurit, dita jonë

Të bashkuar shqiptarët tonë,

Ti Kosovë jeton e lirë

Falë trimave tu martirë.

 

Elsa Blakaj.sh.f.”Elena Gjika”, Prishtinë.