FB do të fshijë të gjitha postimet dhe videot me lajme të rreme

  • 16 February 2020 - 17:29
FB do të fshijë të gjitha postimet dhe videot me lajme të rreme

Kompania FB po harton një plan masash kundër lajmeve të rreme mbi koronavirusin dhe është angazhuar të mbështesë fushatat e sakta informuese të autoriteteve globale shëndetësore. Rrjeti social ka njoftuar se do të largojë nga platforma të gjitha postimet, fotot dhe videot që përhapin dezinformata për koronavirusin. “Ne do të fillojmë të fshijmë postime me përmbajtje të rrezikshme duke u përpjekur t’i drejtojmë lexuesit në faqet me lajmet e sakta’’, deklaroi kompania.

Kompania Facebook do të sigurojë hapësira falas për organizatat që kryejnë fushata për informacionin e saktë në lidhje me koronavirusin. “Ashtu siç bashkësia globale shkencore dhe shëndetësore punon për sigurinë e njerëzve, edhe kompania jonë Facebook do t’i japë mbështetje punës dhe përpjekjeve të tyre”, përfundoi deklarata e kompanisë.

(Kosova Sot Online)