Apple do të përdorë bateri më të dobët në iPhone 12, për ta ruajtur çmimin bazë?

  • E.K /
  • 26 gusht 2020 - 08:53
Apple do të përdorë bateri më të dobët në iPhone 12, për ta ruajtur çmimin bazë?

Muajt në vazhdim pritet të jenë emocionues kur dihet se kompanitë e mëdha të teknologjisë do të vijnë me modelet e reja të konsolave për lojëra, përditësimet që do të sjellin në pajisje, si dhe modelet e rinj të telefonave të cilët tashmë janë paralajmëruar që do të lansohen në treg.

Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për furnizimin e materialeve dhe çmimin e produkteve, situata nuk është e mirë, pikërisht për shkak të pandemisë që po duket se po largohet ngadalë.

Ta zëmë, Apple ka njoftuar se do të përdorë pjesë më të lira të baterive në iPhone-in e ri, në mënyrë që të kursejë dhe të mbajë disa çmime të paracaktuara të produktit.

Përballë rritjes së kostove të prodhimit për shkak të përfshirjes së harduerit dhe antenës për lidhjen 5G në serinë e iPhone 12, por edhe për shkak të pandemisë së virusit Corona, Apple po mundohet të përdorë komponentë më të lirë në pjesë të tjera të produktit, në mënyrë që të ruajë një çmim bazë të modelit të ri të iPhone.

Thuhet se një nga uljet më të mëdha të kostos do të bëhet në teknologjinë e baterisë së pajisjes.

Besohet se e gjithë kjo do të rezultojë në një pllakë baterie më të lirë, e cila është deri në 50% në krahasim me atë që është në iPhone 11. iPhone 12 pritet të dalë në treg në tetor.

(Kosova Sot Online)