Ideja e Amazon: një dron roje për të mbrojtur shtëpinë nga hajdutët

  • E.K /
  • 26 shtator 2020 - 09:56
Ideja e Amazon: një dron roje për të mbrojtur shtëpinë nga hajdutët

Amazon ka nxjerrë në treg këto ditë pajisjet e reja smart speaker Echo dhe një Fire tv më të fuqishme. Dhe një pajisje më të përparuar: Always Home Cam Ring, një videokamera sigurie për shtëpinë e përbërë nga një bazë ku qëndron një dron i vogël, që ngrihet në fluturim dhe vihet në kërkim të keqbërësve të mundshëm në sinjalin më të vogël.

Mund të jetë një ndihmë shumë e madhe edhe për njerëzit e shpërqendruar ose ata që kanë probleme me kujtesën: mund të aktivizohet nga smartphone dhe të kontrollohet nëse dritarja është lënë hapur ose gazi ndezur, ka në memorie një hartë të apartamentit dhe është në gjendje të shmangë pengesat në mënyrë autonome.

Always Home Cam konfirmon magjepsjen e Bezos me dronet: këtë herë jo për t’u përdorur jashtë, për të dorëzuar blerjet e Amazon, por në shtëpi.

Është një objekt shumë i komplikuar, por nuk është një prototip: do të jetë në shitje vitin e ardhshëm për 249 dollarë, fillimisht vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)