Burjani: Asnjë shtet në botë sot nuk mbahet mend se i subvencionon biletat e avionit

Burjani: Asnjë shtet në botë sot nuk mbahet mend se i subvencionon biletat e avionit
Burjani: Asnjë shtet në botë sot nuk mbahet mend se i subvencionon biletat e avionit

Blerim Burjani

  • 02 June 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Sa i përket vendimit të kryeministrit Kurti që në prag të zgjedhjeve të ndajë 2 milionë euro për aviokompanitë për të mbështetur fluturimet e diasporës drejt Kosovës, kjo është çështje e Prokurorisë, e cila duhet të vlerësojë nëse duhet të cilësohet si dyshim për vepër penale, bazuar në Kodin Penal, nenet 210, 2011 dhe 2012.

 

-Rrethanat në të cilat po ndodh ky subvencion, arsyet apo motivet e ngjarjes, si dhe cilësimi i mundshëm i veprës penale, duhet të vijnë nga Prokuroria e Shtetit, gjykata etj. Pra, hetimi mund të bëhet, ndërsa baza hetuese duhet të analizohet nga Prokuroria e Shtetit.

Po ashtu, mbledhja e provave është e domosdoshme për të vërtetuar një gjë të tillë. Motivet janë të çuditshme; asnjë shtet në botë sot nuk mbahet mend se i subvencionon biletat e aviotransportit, madje as shtetet që kanë numër shumë më të madh emigrantësh, siç janë Britania dhe Australia, që lejojnë dy shtetësi, ose Zelanda e Re dhe Britania. Kjo është një çështje tjetër e rajonit, ku korrupsioni është i theksuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".