Ka filluar prodhimi i Volvo XC40 Recharge P8 AWD

  • A.P /
  • 07 tetor 2020 - 20:04
Ka filluar prodhimi i Volvo XC40 Recharge P8 AWD

Një vit pas premierës së tij botërore, filloi prodhimi i Volvo XC40 Recharge P8 AWD.

Volvo, sikurse edhe BMW, nisi prodhimin e modelit të parë elektrik SUV në fund të shtatorit.

Ashtu sikur në rastin e BMW iX3, i cili është i ngjashëm me X3 konvencional, prodhuesi suedez ka dizajnuar SUV-in e tij elektrik me XC40 të rregullt.

XC40 Recharge P8 AWD është montuar në një platformë mekanike Compact Modular Architecture (CMA) të zhvilluar së bashku me grupin kinez Geely, i cili gjithashtu zotëron Volvo.

Sistemi i shtytjes elektrike ndahet me modelin Polestar 2 dhe përbëhet nga dy motorë elektrikë me një fuqi totale të kombinuar prej 408 kuaj fuqi (300 kW). Falë tyre, Recharge XC40 përshpejton nga 0-100 km/orë për 4.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 180 km/orë.

Motorët ushqehen nga një bateri litium-jon 78 kWh, e cila siguron autonomi maksimale deri në 418 km, sipas standardit WLTP.

Volvo pretendon se një bateri në një mbushës të shpejtë mund të rimbushë 0-80% të kapacitetit për 40 minuta.

Volvo XC40 Recharge është prodhuar në Belgjikë dhe çmimi në Gjermani fillon nga 60.437 euro, pa subvencione shtetërore.

(Kosova Sot Online)