Lexoni edhe:
Pamja e modelit Audi SQ8 është 'pikante'
Facebook kohët e fundit ka njoftuar do të sjellë efekte të reja për Halloween.
Shumica e përmbajtjes së re me temë Halloween është tashmë e disponueshme në të dy platformat Android dhe iOS, por këtu ka diçka interesante.
Për herë të parë ndonjëherë, Facebook po sjell ‘Haunted House’ në Messenger.
Pamja e modelit Audi SQ8 është 'pikante'Lexoni edhe:
Duke shfaqur efekte speciale të bëra ekskluzivisht për Messenger, ‘Haunted house’ e Facebook mund të vizitohet çdo javë gjatë gjithë muajit tetor nga përdoruesit e Messenger, të cilët do të jenë në gjendje të rrinë në një dhomë me tema të ndryshme për Halloween.
Në thelb, përdoruesit e Messenger dhe ata që përdorin video thirrje do të jenë në gjendje të ‘vishen’ si ‘Frankenstein’ ose ‘Nusja e Frankenstein’ duke përdorur filtra AR.
Vepra e re artistike e Halloween do të dalë në treg gjatë gjithë tetorit, prandaj sigurohuni që ta kontrolloni përditë.
(Kosova Sot Online)