Instagram sjell opsionin e ri që do ju pëlqejë pafund!

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 08:40
Instagram sjell opsionin e ri që do ju pëlqejë pafund!

Një nga programet më të përdorura, Instagram, ka vendosur të sjellë një risi që do ju gëzojë jo pak e do e bëjë këtë aplikacion edhe më zbavitës.

Përveç “Reels”, që erdhi si versioni i TikTok-ut, opsioni tjetër i shtuar është “Shops” ku ju mund të blini produkte online që reklamohen në aplikacionin e Instagramit.

Ndryshimet e reja janë të mundura në të dy llojet e sistemeve të operimit si iOS dhe Android. Kompania e aplikacionit u shpreh se Reels në fillim nisi si një test ndonse tani ka opsionin e vetë.

Ndërsa në opsionin Shops mund të gjeni të gjitha rekomandimet për markat dhe brendet e fundit të veshjeve dhe produktet që nxirren për reklamë në Instagram.

(Kosova Sot Online)