Bien nga funksioni rrjetet sociale, Google, Gmail dhe YouTube

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 14:11
Bien nga funksioni rrjetet sociale, Google, Gmail dhe YouTube

Rrjeti social më i përdorur Google ka pësuar ndërprerje të funksionimit  për shumë përdorues, duke përfshirë Google Calendar, YouTube, raportuan shërbimet e kompanisë.

Prej orës 11:50 shërbimet e Google kishin rënë nga funksioni i përdorimit.

Gjatë 30 minutave të para shërbimet e kompanisë nuk raportuan për ndonjë ndërprerje në drejtim të konsumatorit, duke thënë “Ne jemi të vetëdijshëm për një problem,  që prek shumicën e përdoruesve’’.

Google Mail, Google Clendar të cilat janë të varura nga Google nuk ishin të disponueshme plotësisht, ndërkaq shërbimet e YouTube dështuan tërësisht.

Personat që punojnë në zyrë dhe që gjatë gjithë kohës shkëmbejnë imella, u ankuan më së shumti për Gmail, Google Meet, Google Docs, Sheets dhe Slides, shkruan Theguardian, 

(Kosova Sot Online)