Superjahti më luksoz në botë gati në 2024

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 08:58
 Superjahti më luksoz në botë gati në 2024

Superjahti  më luksoz në botë  po ndërtohet së fundmi dhe do të jetë gati në 2024. “Somnio’  ka një gjatësi prej 222 m  dhe  kushton  500 milionë Euro. Brenda tij do të jenë 39 apartamente ultra luksoze.

Me  kuzhina personale, palestër,  biblioteka, brenda dhe jashtë janë vetëm disa nga shërbimet që ky jaht do të ofrojë.

Ndërkohë, një sallë pritjeje në harkun e anijes do të sigurojë ‘pamje spektakolare’ gjatë lundrimit në zonat piktoreske. Standardet e sigurisë në bord gjithashtu do të jenë nga me te lartat. Kujdesi mjekësor do të jetë gjithashtu i disponueshëm në bord duke u garantuar pronarëve të apartamenteve siguri larg pandemive dhe rreziqeve të tjera globale.

I konceptuar nga studiot më të shquara të arkitekturës dhe dizajnit në botë jahti aktualisht po ndërtohet në Norvegji me teknologjinë më të fundit. Banorët do të ndajnë një mënyrë jetese me të vërtetë unike në det, me një ekuipazh të zgjedhur dhe një itinerar global  të disa prej destinacioneve të zgjedhura me shumë kujdes që i përshtaten një jahti të kësaj natyre.

(Kosova Sot Online)