Telefonat e pathyeshëm Nokia, videoja tregon momentin kur makina ‘bluan’ celularin

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 09:05
 Telefonat e pathyeshëm Nokia, videoja tregon momentin kur makina ‘bluan’ celularin

Telefonat e vjetër Nokia si duket nuk janë të pathyeshëm, pavarësisht këtij ‘miti’ i cili ndër vite është përhapur në rrjetet sociale.

Kështu së paku shihet në një video që u publikua nga DailyMail, që tregon pajisjen e cila asgjësohet dalë nga dalë.

Pretendimet për ‘forcën’ e këtij celulari janë përcjellur në rrjetet sociale edhe me shaka të ndryshme.

Sidoqoftë, një burrë e ka dëshmuar përmes një videoje se dobësia më e madhe e këtij telefoni është një ‘makinë bluese’.

https://fb.watch/8nLH_Cmf09/

(Kosova Sot Online)