E dini se çfarë bëjnë fëmijët tuaj në Youtube?

  • E.K /
  • 23 June 2022 - 09:06
E dini se çfarë bëjnë fëmijët tuaj në Youtube?

Prindërit duhet të bëjnë shumë kujdes me fëmijët.

Shumë kanale në YouTube, shumë të pëlqyera nga fëmijët e vegjël ,po i influencojnë ata me reklama për pije me sheqer dhe ushqime të pashëndetshme duke prishur dietën tuaj ushqimore.

Afro 90% ushqimeve që dalin si reklamë apo sponsor në videot në YouTube ishin artikuj jo të shëndetshëm si çokollata, patate të skuqura, pije freskuese,karamele dhe hamburger.

Fëmijët e vegjël janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj marketingut,ata nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin midis reklamave deri në moshën 8 ose 9 vjeç dhe ka më shumë mundësi të preferojnë ushqime dhe pije jo të shëndetshme pasi të kenë parë reklama për to.

Kanalet e fëmijëve si Ryan’s World – të cilat paguhen për të promovuar një gamë të gjerë produktesh, përfshirë lodrat, lojërat video dhe ushqimin, janë ndër kanalet me fitimin më të lartë në YouTube.

Ryan,Nastia apo Diana&Roma duken si fëmijë normal që luajnë me lojërat e tyre normale.
Në këto video fëmijët pretendojnë të pjekin gjëra në kuzhinë ose të hapin dhurata, por me të vërtetë është thjesht një peizazh tepër i larmishëm i promovimit për produkte të pashëndetshme.

Këto video janë tepër të fuqishme. Prindërit shpesh janë shumë të zënë dhe mund të hedhin një sy tek ata dhe të mendojnë se është thjesht një fëmijë i lezetshëm që flet me entuziazëm për ndonjë produkt,por nuk e kupton që shpesh është pjesë e një strategjie të qëllimshme për t’i nxitur fëmijët e tyre drejt të gabuarës.

(Kosova Sot Online)