Elon Musk do të ndërtojë aeroportin e tij privat

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 14:05
Elon Musk do të ndërtojë aeroportin e tij privat

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, po planifikon të ndërtojë aeroportin e tij privat pranë Austin, Teksas. Planet konceptuale janë konfirmuar për aeroportin privat, i cili do të jetë diku në lindje të Austin, afër Bastropit, raporton DailyMail. Vendndodhja e saktë nuk dihet.

Përveçse do të shërbejë si vend për avionët privatë të miliarderit dhe drejtuesit e tij, aeroporti do të përdoret edhe nga zyrtarë të kompanisë, shumë prej të cilëve janë me bazë në Lone Star State. Musk aktualisht përdor një Gulfstream G650 të vitit 2015.

Ai ka porositur një avion të ri që do të dorëzohet vitin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)