Përditësimi surprizë i WhatsApp, do të ndryshojë bisedat në grup

  • E.K /
  • 29 October 2022 - 09:45
Përditësimi surprizë i WhatsApp, do të ndryshojë bisedat në grup

WhatsApp po punon për një ndryshim të vogël, por shumë të dobishëm në bisedat në grup.

Detaje e përditësimit janë zbuluar në internet dhe e bëjnë më të lehtë për të parë se kush po flet në një bisedë.

Kjo për shkak se WhatsApp po zhvillon një veçori që shton foton e profilit në çdo mesazh.

Pra kur një tekst dërgohet në një bisedë në grup ai do të ketë foton e profilit të dërguesit pranë tij.

Ky ndryshim është aktualisht në zhvillim dhe është vërejtur nga investiguesit e WABetaInfo.

WhatsApp pritet të shtojë funksionin në versionet e iPhone , Android dhe desktop të aplikacionit.

"Fotografia e profilit të anëtarëve të grupit do të shfaqet kur të marrë një mesazh në një grup," shpjegoi WABetaInfo.

"Në rast se anëtari i grupit nuk ka një fotografi profili ose nuk është e disponueshme për shkak të cilësimeve të privatësisë, ikona e profilit të paracaktuar do të shfaqet dhe do të ngjyroset duke përdorur të njëjtën ngjyrë si emri i kontaktit.

"Është thjesht një por mund të jetë e dobishme të njohësh menjëherë se kush e dërgoi mesazhin' shton WABetaInfo.

(Kosova Sot Online)