Audi gati për rikthimin e veturës sportive

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 14:44
Audi gati për rikthimin e veturës sportive

Prodhuesi gjerman i veturave, ka marrë vendim për kthimin e një prej modeleve më të njohura të saj sportive, atë të RS6, por se do të quhet RS11.

Audi RS6 Avant aktual është një makinë e çmendur me motor 4.0 litra turbo të dyfishtë V8. Ajo 591 kuaj fuqi dhe ka 590 lb-ft çift rrotullues.

 

Kompania nuk ka dhënë detaje, por një burim u ka thënë mediave se RS6-ja e ardhshme, do t’ju “marrë mendjen”.

Modeli më i lartë RS6 mund të arrijë vitin e ardhshëm, pasi Audi planifikon të zbulojë një makinë ICE në vitin 2024, së bashku me veturën e parë elektrike të bazuar në një arkitekturë të re të zhvilluar me Porsche.

Ndërsa shumë entuziastë janë të pakënaqur me prodhuesit e automjeteve që kalojnë në mënyrë dramatike drejt automjeteve tërësisht elektrike, kjo do të thotë se vitet e ardhshme do të shohin një çmenduri të vërtetë. 

(Kosova Sot Online)