Këngëtarja e njohur Tina Turner ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

  • A.P /
  • 24 May 2023 - 20:45
Këngëtarja e njohur Tina Turner ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

Ka vdekur në moshën 83-vjeçare, Tina Turner, një nga vokalistet më të mëdha të rock-ut dhe interpretueset më karizmatike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i saj.

 

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model”, deklaruan ata.

Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të pëlqyera të muzikës rock, e njohur për praninë e saj në skenë dhe një sërë hitesh, duke përfshirë The Best, Proud Mary, Private Dancer dhe What’s Love Got To Do With It.

 

(Kosova Sot Online)