
Lexoni edhe:
'Ja sivjet ja n'mot' vjen përplot ritëm nga Lendita Selimi dhe Ismet Balaj
Inteligjenca Artificiale po zë vend të shpejtë në një numër fushash të jetës.
Këtij trendi nuk po mund t’i shpëtoj as sektori i automobilizmit.
Madje raportohet se gjiganti bavarez BMW po përpiqet që duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale të përgatis dizajnet e reja të automjeteve.
Shefi i dizajnit të firmës, Adrian van Hooydonk, tha kohët e fundit në një intervistë se IA është përdorur tashmë në detyra të ndryshme të projektimit.
'Ja sivjet ja n'mot' vjen përplot ritëm nga Lendita Selimi dhe Ismet BalajLexoni edhe:
“Ne po eksperimentojmë me të në dizajn, për shembull në dizajnin e rrotave”, ka thënë Hooydonk për TopGear.
“Mund të vendosni disa parametra – si për shembull, dëshironi një rrotë me pesë cepa, duhet të peshojë vetëm kaq, duhet të jetë 20 inç dhe më pas kompjuteri fillon të gjenerojë ide për ju”
A mund të mbështeteni në AI për dizajne të plota të makinave?
Jo, pasi teknologjia përdor imazhe dhe skica që janë të disponueshme në internet dhe i kombinon ato në mënyra të ndryshme për të gjeneruar dizajne të reja.
Ndërsa kjo tingëllon si shumë argëtuese për ne, Hooydonk thjesht thotë se rezultati duket si diçka që e keni parë tashmë.
(Kosova Sot Online)