‘Rrjedhin’ specifikat kryesore të Google Pixel Watch 2

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 14:22
‘Rrjedhin’ specifikat kryesore të Google Pixel Watch 2

Google Pixel Watch i lansuar në tetorin e kaluar kishte një çip Exynos 9110 Soc, megjithatë para disa muajsh kishte informata se Pixel Watch 2 do ta zëvendësonte Exynos-in me çipin Snapdragon W5 Series.

Në fakt nuk ishte e qartë se nëse do të ishte W5 ose W5+ Gen 1 SoC.

Por nëse informatat e Android Authority janë të sakta, gjenerata e dytë Pixel Watch do të fuqizohet nga çipi Snapdragon W5 Gen 1.

 

Çipi i ri pritet të sjellë përmirësime të efikasitetit në Google Pixel Watch 2, i cili, i shoqëruar me një bateri pak më të madhe, duhet të rezultojë në jetëgjatësi më të mirë të baterisë sesa Pixel Watch i gjeneratës së parë, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Ky raportim pretendon gjithashtu se Google Pixel Watch 2 do ketë vija të mëdha kufizuese me ngjyrë të zezë sikurse modeli paraardhës, dhe tutje ekrani i saj OLED do ketë rezolucion prej 384×384 piksela me diametër prej 1.2 inçëve, i furnizuar nga Samsung Display në vend të BOE.

Për më tepër, sistemi operativ i Google Pixel Watch 2 do jetë Wear OS 4 i bazuar në Android 13 me tematikë dinamike dhe mbështetje të vazhdueshme të përditësimeve, diçka e cila ndodh për herë të parë në një orë të mençur.

Pixel Watch 2 do të vijë gjithashtu me brez ultra të gjerë (UWB), i cili mund të lejojë që Pixel Watch 2 të përdoret për gjetjen e saktë të pajisjes, hapjen e derës veturës duke përdorur çelësin dixhital të veturave dhe transferimin e pandërprerë të fotove dhe videove në një tablet Pixel,

Detaje të tjera rreth Pixel Watch 2 pritet të dalin ditëve dhe javëve në vijim.


(Kosova Sot Online)