Gati vetura e fuqishme pa kulm

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 14:49
Gati vetura e fuqishme pa kulm

Vetura DB12 Volante e Aston Martin, synon të jetë ‘super vetura pa kulm’ më e fuqishme nga çdo veturë GT kabrio që është aktualisht në shitje.

Largimi i çatisë, redukton aftësinë dinamike të plotë, kështu që vëmendje e veçantë iu kushtua përforcimit të shasisë së Volante-s.

Volante fuqizohet nga i njëjti motor V8 4.0-litërsh me turbo dyfishtë me burim Mercedes AMG, i cili mundëson deri në 671 kuaj fuqi dhe 590 lb ft çift rrotullues, nëpërmjet një kutie ingranazhi automatike me tetë shpejtësi dhe me tërheqje në rrugë përmes rrotave të pasme.

Sa i përket pjesës së sipërme të veturës, ajo mbetet e pandryshuar, me përjashtim të opsionit të sediljeve me rimeso prej druri të përshtatura me ngjyrat e dyerve – për të krijuar “një shtresë shtesë të interesit vizual” kur çatia është e ulur.

Prodhimi i DB12 Volante është vendosur të fillojë së shpejti, kurse dërgesat fillojnë nga fundi i vitit.

Projekti tjetër i firmës është të rinovojë Vantage në të njëjtën mënyrë si DB12, për t’u bërë ajo që udhëheqësi krijues Marek Reichman e quajti një “huligan i plotë”.

(Kosova Sot Online)