Porsche do të sjellë veçori të reja

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 15:27
Porsche do të sjellë veçori të reja

Porsche po sjell karakteristika të reja të dizajnit për automjetet e saj elektrike të ardhshme.

Sipas Ingo Scheinhutte, kreu i dizajnit të avancuar të jashtëm në Porsche, EV-të e reja të markës “duhet të jenë një evolucion” i trashëgimisë së firmës gjermane.

Automjetet Porsche janë të njohura për performancën e tyre, por dizajni luan një rol integral, veçanërisht kur bëhet fjalë për veturat elektrike.

 

Scheinhutte kohët e fundit diskutoi me Autocar për modelet koncept më të fundit të Porsche dhe se si ato do të ndihmojnë në formimin linjën e ardhshme të veturave elektrike të brendit.

Në Porsche, makinat koncept kanë hedhur gjithmonë bazat për të ardhmen e markës. Prodhuesi i automjeteve vazhdoi traditën me konceptin tërësisht elektrik të hipermakinës Mission X, i prezantuar në qershor.

(Kosova Sot Online)