Rita Ora shkëlqen me paraqitje në Venecia

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 22:42
Rita Ora shkëlqen me paraqitje në Venecia

Rita Ora ia ka dalë që të tërheqë vëmendjen e mijëra paparacëve dhe jo vetëm, në natën hapëse të Festivalit të 80-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja 32 vjeçe, i la pak imagjinatës me një veshje krejtësisht tyl me pika të zeza, e ndërsa për ta kompletuar veshjen, ka hedhur sipër krahëve në pellush të bardhë.

 

Ndërkohë, bukuroshja ka treguar stil, ku ka bërë jo pak përshtypje edhe fustani i saj me gur diamanti. Në pamjet të parë dukej një fustan i thjeshtë, por mesa duket nuk ishte i tillë.

Në të gjitha daljet e saj, ajo duket seksi, por mjaft elegante, siç vetëm Rita Ora di.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia është festivali më i vjetër i filmit në botë. Mbrëmja hapet me premierën e filmit italian të Luftës së Dytë Botërore “Comandante”, me regji të Edoardo De Angelis. Ngjarja do të zgjasë deri më 9 shtator dhe mbyllet me dramën në gjuhën spanjolle të Netflix, Society of the Snow.

Image

(Kosova Sot Online)