WhatsApp me masë të re mbrojtëse, kërkohet e-mail për verifikim të llogarisë

  • E.k /
  • 07 November 2023 - 08:25
WhatsApp me masë të re mbrojtëse, kërkohet e-mail për verifikim të llogarisë

Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, së shpejti do të mund të kenë një mënyrë tjetër të mbrojtjes së të dhënave të tyre.

Fjala është për një e-mail verifikimi, i cili me sa duket është në fazë testimi, pasi disa prej përdoruesve të WhatsApp-it u është kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre përmes një e-mail.

Aktualisht numri i përdoruesve të tillë është i vogël, por pritet që së shpejti ky e-mail t’i kërkohet të gjithëve.

Më herët ishte raportuar për e-mail verifikimi, që ka paralajmëruar që WhatsApp po punon në këtë sistem nga gushti.

Metoda e re e verifikimit ka për qëllim të jetë edhe një tjetër masë shtesë për mbrojtjen e llogarive të përdoruesve, dhe për t’ia vështirësuar punën atyre që kryejnë sulme kibernetike.

Veprimi i verifikimit është fare i thjeshtë, mjafton që të shkruani e-mail dhe të prisni verifikimi në “inbox”. 

(Kosova Sot Online)