Apple ka filluar të bëjë pagesa lidhur me një padi

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 15:06
Apple ka filluar të bëjë pagesa lidhur me një padi

Gjiganti teknologjik “Apple” ka filluar të bëjë pagesa lidhur me një padi që kishte bërë një grup mbi pretendimet se kompania qëllimisht nga ngadalësuar disa iPhone në SHBA, raporton “BBC”.

Personat që kanë bërë padi do të marrin 500 milionë dollarë në total, apo rreth 92 dollarë për kërkesë.

 

Apple është pajtuar ta zgjidhë këtë çështje jashtë gjyqit në vitin 2020, duke deklaruar se mohon se ka bërë ndonjë shkelje, porse është e shqetësuar me koston e vazhdimit të procesit gjyqësor.

Apple po përballet me rast të ngjashëm edhe në Britani të Madhe, ku po i kërkohet kompensim 1.6 miliardë funte.

Rasti në SHBA daton nga dhjetori i vitit 2017, kur Apple konfirmoi një dyshim të gjatë mes pronarëve të telefonave, duke pranuar se kishte ngadalësuar qëllimisht disa iPhone, ndërsa ata po vjetroheshin.

Apple tha se ndërsa bateritë vjetrohen, performanca e tyre ulet, dhe kështu “ngadalësimi” zgjat jetëgjatësinë e telefonave.

Por, ajo u akuzua se pengoi performancën e disa iPhona-ve pa u treguar klientëve të saj.

Rasti u dërgua në gjykatë. Apple ndonëse e quajti “të pabazë” padinë, vendosi të bënte marrëveshje për të paguar klientët.

Ndryshe nga marrëveshja në SHBA, që vlente për pajisjet iPhone 6 dhe iPhone 7, në Britani të Madhe po ashtu Apple po përballet me padi, por për pajisjet iPhone 8, 8 Plus dhe X.

(Kosova Sot Online)