Lexoni edhe:
Vesa Luma: Unë as sot as për 100 vjet nuk futem në 'Big Brother Vip'
Gjiganti teknologjik, Microsoft, ka kaluar në vlerë të tregut rivalin Apple për herë të parë që nga viti 2021, duke u bërë kompania më e vlefshme në botë.
Vlera e Appleit u rrit për 0.2 për qind të premten, ndërsa Microsofti shtoi 1 për qind.
Vesa Luma: Unë as sot as për 100 vjet nuk futem në 'Big Brother Vip'Lexoni edhe:
Falë kësaj, Microsofti arriti në vlerë prej 2.887 trilionë dollarësh, më e larta në histori, sipas të dhënave të publikuara nga LSEG.
Vlera e Appleit në treg është 2.875 trilionë dollarë.
Rënia e kërkesës për telefonat e mençur ka ulur për 3 për qind në total deri tash më 2024 vlerën e Appleit, pas rritjes prej 48% vitin e shkuar.
Microsofti në krahasim me vitin e shkuar, pas shpërthimit prej 57 për qind më 2023, është rritur për tre për qind në total.
Sipas “The Guardian”, vlera e Microsoftit është rritur falë investimeve në inteligjencën artificiale dhe krijuesin e robotit “ChatGPT”, “OpenAI”.
(Kosova Sot Online)