![Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Screenshot_16-21-780x4391721983459.png)
Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt, disa nga rreziqet
![Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt, disa nga rreziqet](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/10/auto_auto_9612170754747517075476191707577240.jpg)
Rreziqet nga përdorimi i internetit rriten sa më shumë që fëmijët shkathtësohen në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative.
Ata krijojnë një lloj pavarësie, e cila mund të nxisë zbulimin dhe gjetjen e mjeteve dhe mënyrave të komunikimit dhe informacioneve në faqe të internetit me përmbajtje të papërshtatshme për moshën e tyre.
Rreziqet për fëmijët gjatë përdorimit të internetit mund të jenë:
• Përdorimi i tepruar i internetit në dëm të aktiviteteve sociale dhe fizike në natyrë, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin social të fëmijës.
• Rrezik për dëmtime fizike, ngacmime, abuzim fizik dhe seksual nga personat me të cilët fëmijët mund të organizojnë dhe realizojnë takime të drejtpërdrejta.
• Ekspozimi ndaj përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme, si pornografia, lojëra të ndryshme të dhunshme dhe kontaktet me përdorues të panjohur.
• Krijimi dhe shpërndarja e përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme nga vetë fëmijët tuaj.
• Ekspozimi ndaj fjalimeve, teksteve dhe imazheve raciste dhe diskriminuese.
• Të pretenduarit e të qenit dikush tjetër, me qëllim për të mashtruar, dëmtuar, ngacmuar apo detyruar dikë tjetër.
• Kontakte të padëshirueshme, veçanërisht me mashtrues me të rritur, që paraqiten si fëmijë. Zbulimi i informatave personale mund të çojë deri te rreziku i dëmtimit fizik.
• Marrja dhe postimi i fotove të papërshtatshme, pa marrë paraprakisht lejen, mund të jetë e dëmshme për të tjerët.
• Shpifja dhe dëmtimi i reputacionit.
• Falsifikimi i moshës së një personi ku fëmijët pretendojnë të jenë më të vjetër, me qëllim për të fituar qasje në faqet e internetit që janë të lejuara vetëm për të rritur dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme për fëmijë.
(Kosova Sot Online)