Kjo është arma që mund të shpërthejë dronët në qiell

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 15:14
Kjo është arma që mund të shpërthejë dronët në qiell

E quajtur Arma e Energjisë së Drejtuar nga Radio Frekuenca (RFDEW), transmeton valë radioje për të prishur ose dëmtuar përbërësit kritikë elektronikë të automjeteve dhe dronëve.

Pajisja mund të përdoret në tokë, ajër dhe në det, dhe kapë një distancë deri në 1 km, e cila mund të zgjerohet në të ardhmen.

Kjo pajisje është pjesë e premtimeve të kryeministrit Rishi Sunak, pët rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar në 2.5 për qind deri në vitin 2030.

 

Teknologjia po vlerësohet si një alternativë për të zëvendësuar raketat tradicionale, shkruan The Independent.

Pajisja teknologjike mund të montohet në një sërë automjetesh ushtarake dhe të përdor një burim energjie të lëvizshme për të prodhuar impulse të energjisë së radiofrekuencës në një rreze që mund të gjuajë të shtëna me sekuencë në një objektiv të vetëm ose të zgjerohet për të goditur një seri objektivash.

“Lufta në Ukrainë na ka treguar rëndësinë e vendosjes së sistemeve pa ekuipazh, por ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi edhe kundër tyre. Ndërsa rritim shpenzimet tona të mbrojtjes në vitet e ardhshme, Strategjia jonë e Dronëve të Mbrojtjes do të sigurojë që ne të jemi në ballë të këtij evolucioni të luftimeve”, ka deklaruar ministri për prokurimin e mbrojtjes, James Cartlidge.

Sistemi i ri i armëve do t’i nënshtrohet testimit të gjerë nga ushtarët britanikë gjatë verës.

Ai po zhvillohet nga një ekip i përbashkët nga Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes (DSTL) dhe Pajisjet dhe Mbështetja e Mbrojtjes (DE&S), duke punuar me industrinë e Mbretërisë së Bashkuar nën Projektin Hersa.

(Kosova Sot Online)