Kjo është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani!

  • A.P /
  • 14 April 2025 - 08:23
Kjo është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani!

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Similarweb, fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025, deri më tani është “YouTube”, me një mesatare mbresëlënëse prej mbi 510 milionë kërkimesh mujore në mbarë botën.

 

Pas YouTube, në listën e fjalëve më të kërkuara renditet “Facebook”, me rreth 325 milionë kërkime mujore, ndërsa “Amazon” mban vendin e tretë me mbi 237 milionë kërkime.

Këto platforma përfaqësojnë jo vetëm gjigantë teknologjikë, por edhe pjesë integrale të mënyrës se si komunikojmë, blejmë dhe konsumojmë përmbajtje në kohët moderne.


(Kosova Sot Online)