Ju lexoni artikullin, ne ju tregojmë nëse jeni martuar me personin e duhur!

  • 24 April 2017 - 09:56
Ju lexoni artikullin, ne ju tregojmë nëse jeni martuar me personin e duhur!

Martesa mund të jetë sfiduese dhe e vështirë dhe shpesh mund të ndodhë që të pyesni veten: “A jam martuar me personin e duhur?”. Nëse e bëni këtë pyetje, mos u shqetësoni sepse kjo është krejt normale. Më poshtë do t’ju njohim me disa nga shenjat që nëse ekzistojnë në marrëdhënien tuaj, atëherë urime, ju jeni martuar me personin e duhur!

Ju kaloni kohë së bashku duke bërë aktivitete që i shijoni të dy bashkë.
Ju kaloni kohë edhe larg njëri-tjetrit dhe ndjeni të njëjtin emocion.
Ju jeni të vëmendshëm ndaj njëri-tjetrit.
Kur ju ndodh diçka e pakëndshme, partneri është personi i parë që ia thoni.
Ju keni besim të fortë te njëri-tjetri, por sërish bëheni xhelozë si ditën e parë.
Ju keni kontakt shumë të mirë fizik dhe kënaqeni gjithnjë kur kryeni marrëdhënie seksuale.
Ju nuk prisni që partnerët tuaj të ndryshojnë brenda natës.
Ju e keni partnerin tuaj prioritet, por bota nuk rrotullohet 360 gradë rreth tij.
Zënkat tuaja janë konstruktive.
Ju keni të njëjtat synime dhe objektiva për të ardhmen.
Ju e ndihmoni njëri-tjetrin për të qenë më të suksesshëm në karrierat tuaja personale.

Ju e bëni njëri-tjetrin për të qeshur.
Ju e dëgjoni më tepër sesa flisni.
Ju përpiqeni të përmirësoheni intelektualisht së bashku.
Ju nuk ngurroni të kërkoni ndihmë.
Ju keni të njëjtat objektiva financiare për të ardhmen.

(Kosova Sot)