Shqiptari në hall: Nuk e dalloj dot a është e...(+18)

  • 26 January 2018 - 18:35
Shqiptari në hall: Nuk e dalloj dot a është e...(+18)

Një djalë ka ndarë në dy kampe lexuesit në rrjete sociale me historinë e tij të pazakontë. Ai thotë se e dashura e tij ka patur histori të mëparshme, e pikërisht për këtë fakt djali nuk beson që ajo nuk ka kryer me askënd marrëdhënie seksuale më parë.

“Ooooo ca hallesh keni ju, mua po më ikën mendja e kokës.

Jam një kuksian 35-vjeçar, kam një të dashur që është 31 vjeçe. Ka pasur histori më thotë, para meje ama me asnjë nuk ka fjetur.

Domëthënë më thotë se nuk ka bërë seks me asnjëri para meje.

Isha gati të shkonim, por tani vallai s’më shkohet se po kam hall se po më ngec mua në dorë.

Ajo bën be në zot e vëllezërit e saj, që marshalla ka 5, që askush nuk e ka prekur me dorë. Por mua më bën çudi se ne të dy jetojmë në Londër.

E do, s’do….Tani pyes veten pse më thotë kështu, mos është vërtetë e virgjër e po i bie në qafë?

Po sikur mos të jetë? Në fakt unë s’kam qenë kurrë me një të virgjër e tani kam frikë se nuk e dalloj dot, e s’dua t’më ngecë.

Është vajzë e paparë, por s’dua ta nis një lidhje serioze me hile.

Hajt çuna më jepni ndonjë drejtim e mos bëni moral.

E theksoj s’kam gjë kundër mungesës së virgjërisë. Tërë problemin e kam sepse nuk dua të më gënjejë.

Vetë jam djalë punëtor dhe i shkathët e s’dua të bëhem gazi i botës sepse këtu ku jetojmë ne njihemi tërë shqiptarët me njeri-tjetrin.

Çfarë më këshilloni??? Flm nëse e publikoni”, shkruan ai. 

(Kosova Sot)